Bullgarët filluan të luajnë me karta nacionaliste, që nuk është befasi. Kështu u shpreh profesori dhe bashkëpuntori në Këshillin për marëdhënie ndërkombëtare në Washington, Çarls Kupçan, në një intervistë për MIA-n. Bashkimi Europian sipas tij duhet të bëjë presion ndaj Sofjes në lidhje me bisedimet për antarsimin e Maqedonisë së Veriut e me të edhe të Shqipërisë, në Union. Ai madje thotë se e inkurajon administratën e Bajdenit që ta theksojë këtë dhe i bën thirrje BE-së, t’i bëjë me dije Sofjes se këto lojëra politike nuk janë të mirseardhura.


“Çështja për gjuhën dhe kulturën maqedonase, nëse gjuha ka qenë bullgaro-perëndimore ose nëse është e veçantë, është debat që ngre zërin politik, por kjo çështje është plotësisht jo e duhur dhe kundër produktive. Të pengohen bisedimet për hyrjen e Maqedonisë së Veriut, me të edhe të Shqipërisë në Union për shkak të disa çështjeve historike? Kjo është pjesa ku duhet të vendoset presion i nevojshëm ndaj Sofjes , është në fakt BE-ja,” deklaroi Çarls Kupçan, profesor universitar në SHBA.

Sipas tij, që përfundimisht të zgjidhen keqkuptimet mes Sofjes dhe Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, për të filluar negociatat për hyrje në BE, nevojitet që Bullgaria dhe qeveritë e tjera të rajonit fuqishëm t’i përkushtohen reformave demokratike dhe luftës së korrupsionit.

“Edhe Bullgaria edhe Maqedonia e Veriut duhet të bëjnë një punë të madhe brenda. Të bëjnë reforma demokratike, luftë kundër korrupsionit, të lirohen nga ekonimia e padronëve, të përmirësojnë kualitetin e mediave të pavarura dhe shumë të tjera. Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut, si dhe vendet tjera të rajonit, duhet të harxhojnë gjithë kohën dhe energjinë e tyre në reforma duke tërhequr investime për përmirësimin e jetës së qytetarëve të tyre,” theksoi Kupçan.

Kupçan është profesor në Universitetin “Xhorxh Town”, dhe është njohës i mirë i Ballkanit. Ai ka qenë i angazhuar si këshilltar për çështje evropiane në Këshillin Nacional për siguri në kuadër të administratës së ish presidentit të SHBA-ve, Barak Obama.