Diplomati amerikan si dhe ish-ambasadori i ShBA’ve në Kosovë, Greg Delawie, po thotë se konflikti në mes të Kosovës dhe Serbisë është larg zgjidhjes.


Në një postim në Twitter Delawie para disa ditëve ka thënë se vetëm par pakë jave në kufirin Kosovë-Serbi janë vendosur nga ana e Serbisë ushtarë në zonat kufitare si kërcënim.

Ai shtoi se me siguri se konflikti Kosovë-Serbi, është larg zgjidhjes, pavarësisht përpjekjeve nga amerikanët dhe europiant. Këtë ai po e sheh si realitet.

“Serbia ende nuk e njeh #Kosovën dhe vetëm pak javë më parë vendosi ushtarët e saj në zonën kufitare si kërcënim. Konflikti është larg zgjidhjes, pavarësisht përpjekjeve të shumta nga unë dhe amerikanë dhe evropianë të tjerë gjatë shumë viteve. Realiteti.” ka shkruar Delawie.