I moshuari nga Gostivari gjendet i vdekur pranë ujërave të Lumit Vardar

Pas inspektimit nga Prokuroria, tashmë është identifikuar trupi i pajetë që u gjet në ujërat e Lumin Vardar në rajonin e Gostivar, transmeton TV21.

Rasti ishte raportuar gjatë ditës së djeshme, pas çka autoritetet konstatuan se bëhet fjalë për një 73-vjeçar nga Gostivari, i cili u gjet i vdekur nën urën mes Çajles së Vjetër dhe Forinës.

Sipas informacioneve fillestare të policisë, një person përmes telefonit ka lajmëruar se një person është hedhur nga ura e trenit, pas çka trupi është bartur nga ujërat e lumit. Trupi i pajetë është gjetur me lëndime në kokë.