Qeveria njoftoi se Ministria e Transportit ia ka marrë licencën e punës “Besa Transit”.


Në njoftim thuhet se Autobusi nuk është evidentuar në evidentimin elektronik për dhënien e licencave.

“Pas dorëzimit të të dhënave zyrtare nga MPB-ja lidhur me autobusin e djegur në pronësi të “Besa Trans”, Ministria e Transportit ka vërtetuar se për të njëjtin nuk është dhënë licencë për transport ndërkombëtar të udhëtarëve. “Në përputhje me nenin 12 të ligjit për transportin e udhëtarëve, në mungesë të të dhënave që janë vërtetuar nga Ministria e Transportit dhe me qëllim që të parandalohet çfarëdo lloj vepre tjetër nga ana e kompanisë, që do të shkaktonte pasoja negative, kompanisë “Besa Trans BTB” i merret licenca, gjegjësisht i ndalohet kryerja e punëve”- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Transportit.