Hoxha: Vetëm të bashkuar mund ta rrëzojmë BDI-në

Arjanit Hoxha nga “Lëvizja Besa” nuk përjashtoi mundësinë që në të ardhmen nga ky subjekt të vazhdojnë bashkëpunimin me “Alternativën”, përcjell TV21. Hoxha thotë se vetëm të bashkuar mund të rrëzojnë Bashkimin Demokratik për Integrim.

“Absolutisht, për ne nuk ka asnjë problem. Sa i takon Alternativës, duhet ata të shprehen. Shansi është historik. Kjo mundësi që na u dha për ta rrëzuar BDI-në, ishte sinjali që t’i tregojmë popullatës se vetëm të bashkuar mund të rrëzojmë BDI-në”, tha mes tjerash Hoxha