Hoxha: LSDM-ja e tradhëtoi Besën

ekretari gjeneral i Lëvizjes Besa Arjanit Hoxha në prononcimin e tij të parë pas ngjarjeve brenda koalicionit ka thënë se Lëvizja Besa është tradhëtuar nga ana e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë.

Shtoi se ata e ndihmuan Zaevin dhe LSDM-në në zgjedhjet parlamentare por LSDM-ja nuk ua ktheu në të njëjtën formë në zgjedhjet lokale në 2021 duke shtuar se për më tepër LSDM-ja u punoi kundër.

“Aspak, votat e Besës ishin vendimtarë për fitoren e LSDM-së. Nëse flasim për tradhëti duhet të pyetet LSDM-ja. Duhet ta pyesim atë se për kë ka punuar në Tetovë, Gostivarë, Strugë etj. LSDM-ja nuk e respektoi marëveshjen për të mos mbajtur anë. Pyetja duhet të bëhet nëse LSDM-ja e tradhëtoi Besën. Ata I kanë pasur më shumë borxh Besës se sa BDI-së.

Këtë deklaratë e dha Arjanit Hoxha, sekretar general i Lëvizjes Besa në emisionin 200. Ai shtoi se politika konstruktive e Besës bëri që BDI-ja të mos e ketë në kontrollë të plotë pushtetin.