Hekuran Duka, kryetari i ndershëm dhe më modest i të gjitha kohrave në historinë e Dibrës së madhe

Dibra është në prag të zgjedhjeve lokale në raundin e dytë ku një ndër kandidatët është urologu dibran, dr. Hekuran Duka, njeriu i palodhshëm i cili me përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm i shërbeu Dibrës edhe dibranëve dhe atë fillimisht duke ushtruar profesionin e tij në fshatrat e Dibrës si mjek i përgjithshëm, për të vijuar me pas punën në spitalin e qytetit si urolog i suksesshëm të cilën e ushtron edhe sot krahas detyrës se tij si Kryetar i Komunës.Gjatë mandatit të tij dy vjeçar dëshmoi sukses të lartë në menaxhimin e komunës në të gjitha sferat.Duhet pasur parasysh se vështirësitë ishin të mëdha shkaku i pandemisë e cila e izoloi në mënyrë të veçantë qytetin e Dibrës.Por ai me përkushtimin e tij, bëri të pamundurën dhe së bashku me dibranët e kaluan edhe këtë sfidë.Transparenca në punë është veti e cila e karakterizon dhe dallon nga të tjerët gjë që duhet vlerësuar dhe përkrahur edhe me fuqishëm në rrugëtimin e tij për një mandat të ardhshëm, kësaj radhe mandat të plot.Duhet vlerësuar gjithashtu edhe modestia e tij së cilës i ka qëndruar besnik edhe pas zgjedhjes se tij si Kryetar, duke u kujdesur për të gjithë qytetarët duke dëgjuar hallet edhe kërkesat e tyre.Pikërisht për këtë arsye bashkëqytetaret e tij në këto momente parazgjedhore i japin përkrahje të pakursyer që Dibra të vazhdon nën udhëheqjen e njeriut punëtor e të palodhur ashtu siç e meriton.