Grubi: Zaev dje më tha duhet të marrësh përsipër udhëheqjen e mbledhjeve të Qeverisë

Partnerët e koalicionit nuk e kanë ndërmend t`i japin “dritë jeshile” largimit të Kryeministrit Zaev. Më të zëshëm janë nga BDI.


Blendi Fevziu: Tani jeni ju Kryeministri i Maqedonisë? Si i bie llogaria?

Blendi Fevziu: Pyetje shumë e drejtpërdrejt. Dje kur e takova Zaevin pasi që kishte deklaruar dorëheqjen, diku pas mesnatës, më tha se do të duhesh të marrësh përsipër udhëheqjen e (mbledhjeve) Qeverisë që nga nesër. Por i thash se në fakt nuk dua që të ndodhë ashtu sepse ne nuk pajtohemi me dorëheqjen e tij, duhet ta tërheq atë dhe të vijon me punë sepse kjo shumicë i duhet Maqedonisë së veriut.

KlanM: Pra Zaev do të ike dhe ju se lini?

Grubi: Nuk e lëmë Zaevin për arsye se marrëveshjen Ahmeti e ka bërë me z. Zaev për të qeverisur për katër vite.