Lidhur me afatin e përfundimit të Korridorit 8, Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi në emisionin 200 në Alsat M ka deklaruar se deri në përfundimin e mandatit të kësaj qeverie, respektivisht deri në vitin 2025 pritet që të përfundojë projekti më i madh në Maqedoninë e Veriut, ai i Korridorit 8.

“Në përputhje me negociatat që i kishim të deritanishme dhe me zotimin e vetë kompanisë Bechtel Enka në vitin 2024 ata do të na e japin çelësin në rrugë të Korridorit 8 pa degëzimin Trebenishtë-Qafë Thanë i cili do tju duhet edhe një vit të tërë. 2025-tën deri në Qafë Thanë autostradë. Deri në përfundim të këtij mandati, z. Rashidi nga Bllaca deri në Qafë Thanë ju do ecni në autostradë dhe shënojeni, regjistrojeni këtë. Dy kilometrat e parë, duke e parë intensitetin e punimeve Shkup – Bllacë pritet të kryhen në Mars – Prill të vitit të ardhshëm. Deri në Mars-Prill të vitit të ardhshëm përfundon edhe tenderimi i pjesës së dytë të dhjetëkilometërshit të cilin do ta tenderojmë dhe bashkërisht me Korridorin 8 do të ndërtohen.” – ka deklaruar Grubi.