Mbrëmë është mbajtur ndarja e çmimeve muzikore MTV Europe Music Awards 2021.


Këngëtari kosovar, Gjon Muharremaj i njohur me emrin artistik “Gjon’s Tears” ka fitore çmimin “Performuesi më i mirë zviceran”.

Pas fitores ai është shprehur i lumtur përmes një postimi të bërë në rrjetin social “Instagram”.

“Performuesi më i mirë zviceran! Ne ja dolëm, faleminderit të gjithë njerëzve të mi dhe fansave që votuan për mua. Pa juve, do të kisha qëndruar në shtëpi kështu që faleminderit për të gjitha. Faleminderit njerëzve që më mbështesin çdo ditë: Prindërve të mi, vëllait, gjyshit dhe grupit tim. Më keni bërë shumë të lumtur sot”, ka shkruar ndër tjera Gjon.