CEO i Tesla-s, Elon Musk, sulmoi Senatorin Bernie Sanders pas deklaratës së ligjvënësit për rritjen e taksave për të pasurit. Sanders përsëriti sërish thirrjen për taksa më të larta për të pasurit përmes një postimi në Twitter: “Ne duhet të kërkojmë që të pasurit jashtëzakonisht të paguajnë pjesën e tyre të drejtë.”


Musk nga ana tjetër ka thumbuar keq senatorin:“Gjithmonë më del nga mendja që je ende gjallë”. “Doni që të shes më shumë aksione, Bernie? Thjesht thuaj fjalët…” shkroi Musk në Twitter një orë më vonë. Përgjigjet nga Musk vijnë në mes të një debati të vazhdueshëm mbi normat e taksave dhe pasurinë në rritje të njerëve më të pasur.