Nën drejtimin e trenerëve Husein Kadriu dhe Ejup Sulejmani gjenerata 2011 e Klubit Futbollistik Shkëndija nga Tetova do të merr pjesë në një turne futbolli në Shqipëri .Në Durrës edhe këtë vit organizohet Kupa Pavarësia 2021″Të festojmë së bashku” informon Tetovasot .


Me moton “Të festojmë së bashku” në organizim të Shoqatës Vllaznimi që drejtohet nga Idris Gashi dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, më datën 28 dhe 29 Nëntor, në qytetin e Durrësit, organizohet edicioni i nëntë “Kupa Pavarësia 2021`. Sipas organizatorit, kësaj rradhe do të marrin pjesë ekipe të grupmoshave: U-9 të lindur në vitin 2013/2014 dhe U-11 të lindur në vitin 2011-2012
Ashtu si gjithmonë edhe kësaj radhe pritet të marrin pjesë ekipe nga të gjitha trojet shqiptare si nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Lugina e Preshevës dhe Bujanocit, Mali i Zi dhe ekipe nga qytetet e Shqipërisë për të festuar 109 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.
“Si gjithmonë të gjitha ekipet i mirëpresim zemër gjerë që të festojmë së bashku” tha organizatori i turneut Idriz Gashi.
Për të gjitha ekipet pjesëmarrëse organizatori do të ndajë Kupa në shenjë  respekti për festën gjithëkombëtare.TetovaSot