Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) në Strasburg e refuzoi kërkesën e ekipit ligjor të Orce Kamçevit shtetit t’i shqiptohet masë e përkohshme, me të cilën ai do të jetë në arrest shtëpiak dhe do t’i kryher kontroll mjekësor nga një kardiolog për shkak të përkeqësimit të shëndetit të tij.

Kjo në fakt do të thotë se GJEDNJ-ja ka refuzuar të urdhërojë shtetin që Kamçevin ta lirojë në arrest shtëpiak dhe t’i kryhen kontrolle nga kardiolog.

Agjentja qeveritare e Byrosë për përfaqësim të vendin para GJEDNJ-së, Danika Jonova, në deklaratë për MIA-n, ka konfirmuar se kërkesa për masë të përkohshme kundër shtetit për Kamçevin është refuzuar.

Ekipi ligjor i Kamçevit disa herë më herët ka paralajmëruar se kanë shënime mjekësore nga kardiologë nga vendi dhe jashtë vendit, të cilat tregojnë se ai i përket grupit të pacientëve me rrezik të lartë të vdekjes për shkak të problemeve kardiovaskulare. Bazuar në ato shënime, mbrojtja e Kamçevit ka paraqitur kërkesë në GJEDNJ.

Kamçev tashmë disa muaj ndodhet në paraburgim si i akuzuar në rastin “Parcelat në Vodno”, i cili është në procedurë provash.