Gjashtë deputetët e rinj të Maqedonisë marrin zyrtarisht certifikatën e deputetit

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot ua dha certifikatat gjashtë deputetëve të rinj në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët do t’i zëvendësojnë deputetët që u zgjodhën kryetarë komunash në zgjedhjet lokale.

Pasi Kuvendi e konstatoi përfundimin e mandatit të deputetëve të deritanishëm, KSHZ-ja me shkresë i ka njoftuar personat nga lista e kandidatëve për deputetë, të cilët nga ana e tyre në afatin ligjor e kanë njoftuar Komisionin se e pranojnë mandatin për deputet për pjesën e mbetur të mandatit.

Fituesit janë Kostadin Kostadinov nga LSDM i cili është zgjedhur kryetar i Strumicës, ndërsa në vendin e tij vjen Ljubica Spasova me numër rendor 12.

Timço Mucunski është kryetar i Komunës së Aerodromit dhe në vend të tij vjen Toni Jarevski nga OBRM-PDUKN i cili ishte në vendin e tetë të partisë në njësinë e parë zgjedhore.

Darko Kostovski nga OBRM-PDUKM tani është kryetar i Butellit, ndërsa atë do ta zëvedndësojë Zoran Kocevski, ndërsa Ivan Jordanov nga e njëjta parti tashmë është kryetar i Shtipit, ndërsa në vendin e tij vjen Dragan Kovaçki.

Në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale kryetar u zgjodhë Bilall Kasami nga Lëvizja Besa dhe Kiril Pecakov nga OBRM-PDUKM.