Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi ka reaguar pas sulmit me armë zjarri ndaj autobusit në Gllogjan të Deçanit, ku mbetën të vrarë të paktën tre persona, transmeton TetovaSot.

“Sulmi dhe vrasja e shkaktuar në autobusin që shkonte për Gllogjan na vjen në kohën kur ende nuk na janë tharë lotët dhimbjes së aksidentit të autobusit në Sofje.
U shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave dhe lutem për shpirtin e tyre, me shpresë që kurrë më të mos na përsëriten ngjarje si kjo.
Me lutje e dhimbje!” ka reaguar Gashi.