Pas takimit të sotëm mes Zaevit dhe Gashit, kryetari i Alternativës tha se duan të shohin konceptin e Zaevit, se cilët do të jenë hapat e ardhshëm në integrimet evropiane. Ai po ashtu tha se do të diskutohet se çfarë do të bëhet brenda partisë. Ata do të kenë parasysh interesat e qytetarëve, të shtetit, të shqiptarëve dhe të partisë.


“Jam i bindur se do të marrim vendimin më të mirë për qytetarët, shtetin, për ne”, tha Gashi.

Gashi tha se duan të shohin se ku do të jetë Alternativa në shumicë, cili do të jetë roli i saj, dhe a do të mund të ndihmojnë në integrimin europian./TetovaSot