Marca shkruan se uellsiani po tallet me Realin sepse ka luajtur për herë të fundit për klubin më 28 gusht.


“Ka qenë e pamundur të deshifrohet për një kohë të gjatë. Nuk dihet nëse ai është një lojtar golfi që luan futboll në kohën e lirë apo një futbollist që luan golf në kohën e lirë”, shkruan Marca.

“Realiteti i kësaj drame është tashmë një skenar i lodhshëm: thashetheme për largimin e tij, lëndime, fusha golfi, udhëtim me Uellsin dhe një kontratë në ajër”, shton Marca.

Bale sihte rikthyer javën e kaluar pas së paku dy muajsh i dëmtuar, por te Uellsi ai është lënduar sërish dhe do të kthehet në Madrid prapë i dëmtuar dhe pa ndonjë lajm për shkallën e dëmtimit.

Vitet e fundit, ai ka qenë larg, shumë shumë larg lojtarit që ishte në vitin 2013 kur u ble nga Tottenham.

Nuk bëhet fjalë vetëm në fushë sipas Marcas, por edhe jashtë saj, duke fyer tifozë të Realit me sjelljet e tij jo të një profesionisti.

Sido që të jetë, telenovela e gjatë do të mbarojë në qershor, pasi Bales do t’i skadojë kontrata.