Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, ka uruar ditën e madhe të shqiptarëve, 22 nëntorin – ditën e alfabetit.


 

Siç ka shkruar Ganiu, Alfabeti dhe gjuha shqipe janë veçori shumë e vlefshme që na bën të veçantë si komb, por njëkohësisht i bashkon shqiptarët, pavarësisht se në cilën pjesë të hapësirës etnike jetojnë, informon Zhurnal.

Ai njofton se disa nga emrat e rinj të rrugëve të komunës së Çairit janë pikërisht të pjesëmarrësve të Kongresit të Manastirit, ku edhe u bë njësimi i gjuhës sonë, siç janë: Gjergj Fishta, Mit’hat Frashëri, Parashqevi Qiriazi, Luigj Gurakuqi e Gjergj Qiriazi.