Kreu i Komunës së Çairit, Visar Ganiu në ClickPuls në TV21 tha se nesër do të mblidhet Këshilli Komunal ç’rast pritet të merren vendime për t’u dalë në ndihmë famiëjarëve të vikitmave nga aksidenti tragjik në BUllgari. I pyetur se si do të vijojë mësimi, marrë parasysh se tashmë ka 5 viktima, nxënës të shkollës “Ismail Qamaili”, Ganiu tha se npër shkolla do të ketë mësim të rregullt.


“Nuk kemi bërë asnjë kumtesë tek shkollat që të ndërpritet mësimi. Presim që mbarëvajtja e mësimit nesër të ketë ecuri normale. Nga specifika e ditës, unë së bashku me autoritetet apo shërbimet e komunës do të vendosim bashkërisht”, deklaroi mes tjerash Ganiu.