Fushatë e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim “Të mësojmë rreth përmbytjeve” në shkollat e Tetovës

Punonjësit e Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim sot filluan me fushatën – Zvogëlimi i kërcënimeve nga përmbytjet me titull “Të mësojmë rreth përmbytjeve”. Ata kanë mbajtur një prezantim para nxënësve të shkollave fillore: Sh.F. “Naim Frashëri” në Reçicë të vogël, në Sh.F. “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” në fshatin Poroj dhe Sh.F. “Rexhep Voka”, në fshatin Shipkovicë.


“Qëllimi i kësaj fushate është që përmes edukimit, informimit dhe ndërgjegjësimit për mbrojtje dhe shpëtim nga kërcënimet nga vërshimet, t’u prezantohet mësimdhënësve dhe kategorisë më të cenueshme – nxënësve në shkollat fillore kanosjet nga përmbytjet”, theksojnë që atje.

Fushata përfshiu një video prezantim “Të mësojmë rreth përmbytjeve” dhe këshilla sigurie për të rinjtë se si të sillen para, gjatë dhe pas përmbytjeve. Gjithashtu u shpërndanë edhe broshura për të zvogëluar kërcënimet nga përmbytjet.

Që atje potencojnë se Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim do të vazhdojë të punojë në fushatën për uljen e rrezikut nga përmbytjet në disa shkolla në vend, përfshirë zonat kritike në zonat urbane dhe rurale. Parandalimi dhe zbutja e rrezikut nga përmbytjet dhe zbutja e pasojave të shkaktuara nga përmbytjet.