Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në fshatin Gllogjan të Deçanit, ku një person me maskë sulmoi një autobus me nxënës. Të vrarë mbetën tre persona, shoferi dhe dy nxënës – Genta Mustafa dhe Ledion Hamzaj.

Shoqja e klasës së Genta Mustafës, tha për T7 se kjo është fotografia të cilën Genta dhe Ledioni e kishin bërë pak para se të vriteshin.

Përvec tre të vrarëve, edhe një person tjetër është i plagosur, jashtë rrezikut për jetë.

24 orë pas krimit të bërë, Policia e Kosovës ende nuk ka të arrestuar. Por, policia njoftoi se ka pista të hetimeve dhe njëkohësisht kanë deklaruar se kjo vrasje mund të përfshijë potencialisht më shumë se dy persona.

E ministri i Brendshëm, Xhelal Svecla, i ka bërë ultimatum vrasësit të dorëzohet në polici. Gjithashtu ka kërkuar ndihmë nga kushdo që ka sado informacion të vlefshëm për të zbardhur rastin.