Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër në Ferizaj ka raportuar se një person i kishte premtuar se do ta martojë, dhe kësisoj ajo kishte kryer marrëdhënie intime me të.


Rasti është duke u hetuar nga Policia.

“Ferizaj, 06.11.2021 – 11:00. Me 25.11.2021 ankuesja femër kosovare ka raportuar se përmes rrjeteve sociale ishte njoftuar me të dyshuarin mashkull kosovar dhe me datën e lartcekur, kishte pasur marrëdhënie intime me të njëjtin duke premtuar se do ta martojë. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”.