Të gjithë familjarët e afërt të viktimave të aksidentit të rëndë trafiku do të lejohen të hyjnë në Republikën e Bullgarisë, pavarësisht nëse kanë dokumente lidhur me masat për mbrojtje nga pandemia me Covid-19, trasnemton TetovaSot.


Autoritetet kufitare bullgare kanë vendosur të ndryshojnë protokollin për hyrjen në Republikën e Bullgarisë për COVID-19, tha Qendra Kombëtare Koordinuese për Menaxhimin e Kufirit./TS