Lideri i Alternativës, Afrim Gashi sot ka takuar raportuesin për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Europian, euro-deputetin bullgar Ilhan Kyuchyuk.


“Me të biseduam për agjendën e integrimit europian të Maqedonisë së Veriut, për mundësinë e hapjes së negociatave dhe për zgjidhjen e kontestit të Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë.

Deputeti Ilhan Kyuchyuk shprehu gatishmërinë që ta ndihmojë Maqedoninë e Veriut në rrugën euro-integruese. Ai e përshëndeti edhe vendimin e Alternativës që në mbledhjen e mbrëmshme i dha shans agjendës euro-atlantike të vendit dhe uroi që ato bisedime të kenë epilog të suksesshëm.

Unë e falënderova mikun tim Kyuchyuk për takimin dhe bashkërisht u zotuam se do të vazhdojmë të komunikojmë e bashkëpunojmë për të ardhmen e përbashkët europiane,”thuhet në njoftimin e partisë.