Eskobar në dhjetor viziton Shkupin, paralajmëroi Pendarovski

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski në ClickPlus në TV21 ka njoftuar se zëvendës-ndihmësi i sekretarit të shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe përfaqësuesi special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriell Eskobar gjatë muajit dhjetor do të realizojë vizitë në Shkup.


“Eskobar kishte vizitë intervenuese në BeH, të them urgjente. Te ne është paralajmëruar në fillim të dhjetorit. Vjen në Shkup dhe për herë të parë do të shohim njeriun e parë të ShBA-ve për Ballkanin”, tha Pendarovski në TV21.