Mërgimtari nga fshati Raqë i Gjakovës e që jeton në Zvicër, ka gjetur të djegur shtëpinë e tij kur ka ardhur në Kosovë.


Ai në polici ka deklaruar se nuk e din se kur ka ndodhur incidenti.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se pasi është kthyer nga Zvicra, ka vërejtur se shtëpia e tij është e djegur. Ankuesi nuk din se kur ka ndodhur incidenti. Njësit përkatëse janë duke hetuar rastin:, thuhet në raport.