SHA EMV i demanton shkrimet në disa mediume për gjoja eksplodim në hidrocentralin “Vrutok”. Bëhet fjalë, siç sqaruan nga EMV, për ndërprerje të shkurtë, 15-minutëshe, në punën e hidrocentralit, për shkak të siguruesit të përçuesit drejt fshatrave të Gostivarit.


“Hidroelektrana dhe i tërë Hidrosistemi Mavrovë vazhdojnë të punojnë më se normalisht. Dukuri të këtilla dhe të ngjashme në punën e instalacioneve ndodhin shumë shpesh dhe nuk janë të panjohura. Prandaj, i vlerësojmë si tendencioze shkrimet për shpërthim në hidrocentralin Vrutok të publikuara në mediume, pa u kontrolluar paraprakisht informata, duke iu referuar burimeve anonime. Publikimin e informatave të pakontrolluara dhe të rrejshme e përjetojmë si sulm ndaj kompanisë që nuk është në dobi as të ASH EMV-së, as të opinionit”, theksuan nga EMV.

Njëherit, paraprakisht sot disa mediume të vendit kumtuan se në hidrocentralin “Vrutok” ka pasur shpërthim.