Hapja e Qendrës nacionale për përkrahje të ndërrmarrjeve sociale ka për qëllim zgjidhjen e sfidave në nivel lokal në lidhje me varfërinë, papunësinë dhe integrimin e kategorive të rrezikuara sociale. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale me përkrahje nga Qeveria e siguroi hapsirën e cila u financua nga mejte të Be së ,për të gjithë të interesuarit për edukim, trajnim dhe përkrahje finnaciare.


“Roli kyç i ndërrmarrjeve sociale është të sigurojnë rehabilitim, ardhmëri stabile për personat me rrizik social, për personat e varur nga mjetet narkotike dhe personat me aftësi të veçnta. Këto qytetarë përfitojnë mundësi të kyçen në bashkësi, të fitojnë për ekzistencën e tyre por edhe të kontribojnë për zhvillimin e ekonomisë lokale por edhe nacionale.”, tha Jagoda Shahpaska, ministre e punës dhe politikës sociale.

“Përmes Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik këtë vit për here të parë mundësuam përkrahje financiare prej 6 milion denarësh për realizimin e projeketeve për ndërrmarësi sociale dhe më gëzon fakti që në thirrjen publike u paraqitën 69 aplikime ndërsa fondi mund të sigurojë 90 përqind nga buxheti ipërgjithshëm i proektit.”, tha Fatmir Bytyqi, zvkryeministër për çështje ekonomike.

“Të gjitha institucionet treguan kohezion, bashkëpunim që të krijojnë kushte për uljen e parabrazisë. Në këtë qendër krijohen mundësi për zhvillim dh epërkrahje ët ndërrmarrjeve sociale në RMV.”, tha Shtefen Hudolin, sektori për bashkëpunim i BE-së.

Ndërrmarjet sociale do të jenë pjesë e zhvillimit urban dhe do të kontribojnë në zhvillimin e bashkësive lokale u tha me këtë rast.