Dyshohet për falsifikimin e 558 mijë denarëve, kërkohet paraburgimi i 23 vjeçarit

Prokuroria e Maqedonisë së Veriut ka kërkuar paraburgim për 23 vjeçarin për falsifikimin e 500 eurove të cilat ka tentuar t’i fut në shfrytëzim.

Ai 18 bankënota nga 500 euro ka tentuar t’i kthejë në 5580 mijë denarë në një këmbimore afër Bit Pazarit, Shkup. Pronari i këmbimorës ka vërejtur se paratë janë të falsifikuara, për çka ka njoftuar policinë.

Për këtë arsye, Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata Penale në Shkup paraburgim për të dyshuarin, i cili është akoma i panjohur për autoritetet.