Sulmuesi argjentinas ka zbuluar objektivat e tij në karrierë.


Paulo Dybala në një intervistë ka treguar se ëndërra e tij është të fitojë Kupën e Botës dhe Ligën e Kampionëve.

“Unë jetoj gjithmonë duke parë të ardhmen dhe duke menduar për qëllimet që do të doja të arrija”.

“Kam ende shumë objektiva për të arritur si me ekipin tim ashtu edhe me kombëtaren”.

“Më pëlqen të luaj për vendin tim. Më bën të ndihem më pranë vendlindjes, origjinës”.

“Sigurisht, unë ëndërroj të fitoj një Kupë Bote, ashtu siç do të doja të fitoja Ligën e Kampionëve. Unë punoj çdo ditë për të arritur këto rezultate”, tha Dybala.

Dybala ka luajtur 265 ndeshje që kur u transferua te Juventusi në vitin 2015 nga Paleromo duke shënuar 106 gola.

Argjentinasi ka realizuar gjashtë gola në 11 ndeshje të luajtura këtë edicion.