Dortmund kërkon transferimin e lojtarit të Chelsea

Hakim Ziyech nuk është duke kaluar një moment të mirë te skuadra londineze e Chelsea e cila drejtohet nga Thomas Tuchel.

Sot Bild raporton për interesimin e Borussia Dortmund për marokenin. Klubi gjerman vëzhgon lojtarin e Chelseat për të krijuar një dyshe luksoze me Haaland. Anësori maroken do të ishte asistenti i tij, duke mbërritur në klubin e Bundesligës.

Ziyech, 28 vjeç, nuk shpërtheu siç pritej në Stamford Bridge. Ai mbërriti në klubin londinez në verën e vitit 2020 dhe i pagoi Ajax-it 40 milion euro plus bonuse.