Anëtari i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës Milorad Dodik ka zbuluar sot se në letrën e sekretarit të Shtetit Antony Blinken do të shpallen sanksione ndaj anëtarëve të presidencës shtetërore.


“Unë besoj se ky është një lajm i mirë për publikun boshnjak,” tha Dodik.

Në pyetjen e mediumit N1 të Sarajevës se cila ishte përmbajtja e letrës, të cilën e ka përcjellë këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, Dodik ka thënë se janë paralajmëruar sanksione.

“Unë thashë – vetëm ju vendosni sanksione, ne do ta zbatojmë politikën tonë. Sanksionet do t’i bënin gjërat të pakthyeshme për funksionimin e BeH. Sanksionet nuk mund të frikësojnë më njerëzit”, tha ai.

Dodik tha se u ka propozuar përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare që ata që kërcënojnë me luftë të sanksionohen. Ai tha se NATO duhet të ndërhyjë edhe ushtarakisht.

“Mendoj se do të ishte më mirë që ata, kushdo të niste aktivitete ushtarake, që NATO të bombardonte, të thoshte – do të lëshojmë një raketë atje ku po lëvizni ju”, tha Dodik.