eri sa zgjat hetimi, nuk mund të dimë në cilin moment dhe sa herë autobusi i aksidentuar ka dalë jashtë shtetit dhe ka kryer transport të tillë, tha ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve për kontrollimin e autobusit nga aksidenti në Bullgari në të cilin e humbën jetën 45 persona.


Ai sonte në konferencë për shtyp kumtoi se ka filluar procedura për marrjen e licencës për punë të “Besa trans”, sepse nga njohuritë e marra deri më tani transportuesi ka kryer transport ndërkombëtar pa certifikatë nga licenca për autobusin, ndërsa Qeveria në seancën e sotme e obligoi Inspektoratin shtetëror për transport të kryejë mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese.

Boçvarski sqaroi se inspektimi kryhet nga Inspektorati shtetëror për transport, ky mund të jetë i rregullt ose i jashtëzakonshëm dhe gjithashtu mund të kryhet dhe çdoherë kur do të pengohet automjeti nga ana e inspektorit të autorizuar dhe në kufi gjatë daljes nga shteti.

Transportuesi “Besa trans”, informoi se ka leje për katër automjete të cilat janë në pronë të këtij personi juridik dhe katër shoferë të cilët gjithashtu janë të paraqitur në bazë të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.

Rregullimin teknik të automjetit nuk e konfirmojmë ne, tha Boçvarski dhe theksoi se kjo konfirmohet në momentin kur jepet harmonizim dhe bëhet kontroll i rregullsisë teknike të vetë automjetit.

“Kemi marrë dokumentacion nga ato kompani, në pajtim me ligjin nëse dhe sa është teknikisht i rregullt ai automjet për të transportuar udhëtarë, ashtu që ka lloje të ndryshme të transportit, me 11, 15, 19 dhe me 54 ulëse. Në pajtim me mundësitë teknike dhe specifikat e automjetit nën të cilën është regjistruar në shtet, ndërsa atë regjistrim e kryen Ministria e Punëve të Brendshme pas kontrollit të kryer teknik në kompaninë përkatëse për kryerjen e kontrollit teknik, më pas me të gjitha ato dokumentacione aplikohet për ndonjërën prej këtyre lejeve, qoftë për transport ndërkombëtar ose vendor të udhëtarëve”, sqaroi Boçvarski.

Pas marrjes së informacionit nga MPB-ja për automjetin e djegur, ata kanë konstatuar se nuk është raportuar nga transportuesi në përputhje me nenin 11 paragrafi 5 të Ligjit për transportin rrugor dhe për rrjedhojë automjeti nuk gjendet në bazën elektronike të të dhënave të Ministrisë së Transporti dhe Lidhjeve. Në bazë të këtij neni të ligjit, siç tha ai, transportuesi është i obliguar që menjëherë, e më së voni në afat prej 15 ditësh, ta njoftojë Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve për çdo ndryshim që ka ndodhur në lidhje me plotësimin e kushteve.