Gjatë ditë së djeshme janë aplikuar gjithsej 4961 doza të vaksinës, prej të cilave 1721 janë aplikuar si dozë e parë, 1020 janë rivaksinime, kurse 2210 qytetarë e kanë pranuar dozën e tretë të vaksinës.


Përfshirë 15 nëntorin, gjithsej janë vaksinuar 815.523 qytetarë, janë rivaksinuar 785.916, kurs dozën e tretë e kanë pranuar 56.349 qytetarë.

“57% e popullsisë mbi 40 vjeç janë rivaksinuar, kurse 33% e popullsisë prej 18 deri 39 vjeç kanë pranuar së paku një dozë të vaksinës. Përfshirja me vaksinë me një dozë, e popullsisë së rritur është 58%, kurse me dy doza janë 47% e qytetarëve mbi 18 vjeç. Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 39% e tërë popullsisë në vendin tonë është vaksinuar, kurse 38% e popullsisë në shtet kanë pranuar dy doza të vaksinës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, transmeton TV21.