Në vend sot është dita e dytë e zisë pas aksidentit rrugor të autobusit në të cilin dje në autostradën “Struma” në Bullgari jetën e humbën 45 udhëtarë, ndërsa shtatë janë lënduar.


Qeveria dje i shpalli tri ditë zie në territorin e të gjithë shtetit për viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari.

Gjatë kohës së ditëve të zisë flamuri shtetëror në të gjitha institucionet, si edhe i përfaqësive diplomatike të vendit jashtë vendit, janë ulur në gjysmështizë, ndërsa janë anuluar të gjitha ngjarjet publike.

Ditë zie për viktimat në aksidentin e autobusit sot është shpallur edhe në Bullgari dhe Kosovë.