Dita e Përkujtimit në Londër, Mbretëresha nuk merr pjesë

Zyrtarët britanikë shënuan Ditën Përkujtimore të dielën në qendër të Londrës pa Mbretëreshën Elizabeth II, pasi Pallati Buckingham tha se ajo e ndrydhi shpinën dhe nuk do të mund të merrte pjesë.

Shërbimi, një nga më të rëndësishmit në kalendarin e monarkes 95 vjeçare, pritej gjerësisht të ishte paraqitja e saj e parë publike pas anulimit të ngjarjeve në javët e fundit me këshillën e mjekëve, raporton AP.