Diplomati që u gjet i vdekur jashtë ambasadës në Berlin ishte agjent rus, sipas Der Spiegel

Shërbimet sekrete gjermane besojnë se një person i gjetur i vdekur jashtë amabadës ruse në Berkibn muajin e kaluar ka qenë agjent i fshehtë rus, sipas Der Spiegel.

Trupi i 35 vjeçarit u gjet në orët e hershme të 19 tetorit, dhe duke cituar burimet e sigurisë, kishte rënë nga kati i sipërm i ambasadës.

Policia e Berlinit refuzoi që të komentojë dhe i referoi të gjitha pyetjet për prokurorët publikë të cilët nuk ishin të disponueshëm për t’u deklaruar.

Forcat e sigurisë i kanë thënë mediumit që nuk ishte e qartë se si diplomati kishte rënë dhe se çfarë e kishte shkaktuar vdekjen e tij.

Ndërkaq, ambasada ruse nuk është pajtur për t’ia bërë viktimës autopsinë.