Në redaksinë e TV21 qytetarët kanë dërguar video ku shihet se si digjet një pjesë e malit në afërsi të fshatit Brezë. Qytetarët ankohen se autoritetet nuk kanë ndërmarrë asgjë për shuarjen e zjarrit, ndërkaq thonë se në këtë pjesë të vendit për dy ditë ka pasur zjarr. Ende nuk dihen shkaqet, gjegjësisht nëse zjarri është shkaktuar me qëllim.