Dibër, BDI dhe LSDM formojnë shumicën e Këshillit Komunal për 4 vitet e ardhshme

“Sot, bashkë me partnerët e koalicionit, LSDM- në, patëm takimin e parë pas zgjedhjeve të raundit të parë, ku prezentë ishin edhe këshilltarët e zgjedhur nga BDI dhe LSDM.
Gjatë takimit u bisedua për shumë çështje që lidhen me raundin e dytë të zgjedhjeve, por mbi të gjitha, bashkarisht vendosëm që bashkëpunimi jonë të jetë afatgjatë në nivel lokal dhe se sëbashku do ta krijojmë shumicën e nevojshme në këshillin komunal për katër vitet e ardhëshme.
Gjashtë këshilltarët e BDI-së dhe dy të LSDM-së, do të jenë shumica e ardhëshme e këshillit komunal në Dibër dhe do të jenë zëri i fuqishëm i të gjithë qytetarëve. Do të jemi përkrahësit e parezervë për të gjitha iniciativat që burojnë nga individë, biznese, grupe të interesit, qofshin ato plane urbanistike, projekte zhvillimore, programe punësimi dhe iniciativa të tjera që kanë për qëllim zhvillimin e përgjithëshëm të Dibrës. Ndërsa do të jemi të pakompromis kundër gjer në stopim e mosrealizimit të iniciativave që do të dëmtonin interesin e përgjithshëm qytetar” thuhet në reagimin e Degës së BDI-së në Dibër.