Inspektorati Shtetëror për Transport gjatë mbrëmjes së djeshme ka tentuar, por nuk ka arritur të bëj kontroll të jashtëzakonshëm në kompaninë “Besa Trans”, autobusi i së cilës kompani u dogj në Bullgari, për shkak se, sic ka thënë drejtori Rufat Hyseini, zyrat e kompanisë kanë qenë të mbyllura ndërsa askush nuk është përgjigjur në telefonatat.
“Mbrëmë jemi drejtuar në hapësirat e ‘Besa Trans’ në selinë, por ishin të mbyllura, askush nuk përgjigjej në telefonat zyrtar. Prej aty shkuam në dy selitë që i kanë në Shkup, por ishin të mbyllura nuk ishte askush. Një Tetovë e dimë që e ka një por edhe atje ishte e mbullur. Nuk kemi mundur të bëjmë kontroll të jashtëzakonshëm”, ka thënë Hyseini për MIA.
Ai ka thënë se askush nuk përgjigjet në telefon asë pronari i “Besa Trans”, as askush në zyrat.
Hyseini ka thënë se tani do të dorëzohet shkresë me shkrim që të caktohet termin për takim dhe ta hap zyrën, në rast se nuk ndodh kjo atëherë do të dorëzohet nëpërmjet MPB-së.