Dëshmitarët e tragjedisë së madhe për median bullgare “24 Orë” thanë se para derës së mesme të autobusit është gjetur trupi i djegur i një gruaje me dy fëmijë të vegjël në krahë, trasmeton TetovaSot nga mediat bullgare.


“Ndoshta bëhet fjalë për viktimat më të vegjël, binjakët dhe nëna e tyre”, tha dëshmitari.

Sipas medias aktualisht inspektorët janë duke hetuar, gjegjësisht nëse ka pasur karburant shtesë (benzinë) në autobus, pasi nafta ka shpërthyer fort, dhe autobusi ka qenë me naftë.

Para vendit të aksidentit është gjetur një copë gome, e cila me gjasë ka shpërthyer, pas së cilës shoferi ka goditur rrethojën mbrojtëse./TS