Këshilli i Komunës së Bërvenicës sot në seancën konstituive zgjodhi Bujamin Rushitin nga Besa për kryetar të ri. Për të votuan tetë këshilltarë, ndërsa gjashtë abstenuan. Emërimi i Bujamin Rushitit nga Besa për kryetar të ri zbulon marrëveshjen VMRO-BESA në zgjedhjet lokale, transmeton TetovaSot.


“Ne kemi bashkëpunuar edhe më herët në këtë Këshill, synimi ynë është që të punojmë së bashku dhe të marrim vendime të mira”, ka deklaruar Rushiti.

Këshilli ngriti edhe komisione. Këshilli i Komunës së Bërvenicës ka gjithsej 15 anëtarë, pesë prej të cilëve janë nga VMRO DPMNE, tre nga BDI, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, ndërsa nga dy këshilltarë Lëvizja Besa dhe LSDM.