Në rajonin më të gjërë të Dibrës ka rënë dëborë, ndërsa për shkak të shiut të pranishëm ditëve të fundit ka paraqitje të shembjeve të vogla në rrugët e lagështa, për shkak të së cilës rekomandohet vozitje e kujdesshme.


Ekipet e seksionit të Dibrës të NP për mirëmbajtje të rrugëve magjistrale dhe rajonale gjatë gjithë kohës janë në terren për pastrimin e shembjeve dhe komunikacioni zhvillohet pa probleme.

“Nga data pesë i këtij muaji punojmë me kujdestari të përhershme, me ekipe të plota dhe mekanizëm të nevojshëm. Ekipet tona gjatë gjithë kohës janë në terren në pastrimin e shembjeve më të vogla në rrugë. Për shkak të shembjeve në rrugët e lagështa apelojmë në qarkullim të kujdesshëm dhe respektim të rregullave dhe dispozitave të komunikacionit”, për MIA-n deklaroi Dear Limanoski, udhëheqës i seksionit.

Nën kompetenca të seksionit janë rrugët në gjatësi prej mbi 110 kilometra të cilat kalojnë nëpër rajonin më të gjërë të Dibrës, i cili njihet për reshjet e rrëmbyeshme të dëborës dhe shembje të shpeshta.

Këto janë pjesët rrugëre Dibër-Zhirovnoca (aksi rrugor Dibër-Mavrovë), Dibër-Globoçicë (aksi rrugor Dibër-Strugë), rruga drejt vendkalimit kufitar “Bllato”, Ura e Boshkut drejt fshatrave të Malla Rekës, si dhe rruga Melniçki most – Qendër Zhupa.