“Conte fitues, të kemi kujdes nga Tottenham”, Solskjaer thur elozhe për italianin

Antonio Conte u prezantua sot si trajneri i ri i Tottenham. Italiani firmosi deri në verën e vitit 2023 me klubin londinez, teksa rikthehet në Premier League pas tre vitesh.

52-vjeçari drejtoi Chelse për dy sezone, duke ia dalë të fitojë titullin me “Blutë e Londrës”.

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer është ndalur te kalimi i homolugut të tij në stolin e Tottenham, duke mos i kursyer elozhet për teknikun nga Lecce.

“Conte e ka treguar se është një trajner fitues. Për herë të fundit e kam takuar në një darkë në Angli, ku merrte pjesë edhe Alex Ferguson.

Një gjë ta keni të sigurt, Tottenham do të jetë një skuadër e rrezikshme tani“, deklaroi trajneri norvegjez.