Koordinatori Nacional për Menaxhimin e Kufijve, Vladimir Pivovarov në TV21 ka shpjeguar se cilat janë procedurat që një autobus të largohet nga vendi dhe nëse në këtë rast janë respektuar të gjitha procedurat.
Ai thotë se ligji parashikon që ato automjete që shkojnë jashtë vendit me pasagjerë duhet të pajisen me licencë nga Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit, transmeton TetovaSot.

“Administrata doganore, doganierët janë të obliguar të kërkojnë licencë për automjete të tilla, nëse automjeti nuk ka një licencë të tillë, janë të detyruar ta ndalojnë mjetin dhe menjëherë të informojnë inspektoratin shtetëror. Ata veprojnë dhe vetëm ata janë të autorizuar të shqiptojnë dënim, gjegjësisht kundërvajtje”, tha Pivovarov.