Cikalleshi realizon dy gola në Turqi

Sulmuesi i Shqipërisë, Solok Cikalleshi ka realizuar dy gola në elitën e futbollit turk, ndërsa Konyaspor ka triumfuar 2:0 në udhëtim të dielën ndaj Goztepes.

Ai ka realizuar golat në minutat 25 dhe 72.

Ndërkohë titullar te Konyaspor ishte reprezentuesi i Kosovës, Zymer Bytyqi, i cili u lëndua dhe u zëvendësua në minutën e 39-të.