Lulzim Sulejmani nga Lugina e Preshevës dhe Medina Lutfiu nga Kumanova, çifti që i shpëtoi tragjedisë nga autobusi që mori flakë në Bullgari i janë nënshtruar operacioneve në Spitalin e Sofjes.


Sipas familjarëve, Lulzimi dhe Medina kanë lëndime trupore, përkatësisht në ekstremitetet e poshtme dhe për momentin ndodhen në sallat e operacionit.

Janë jashtë rrezikut për jetë dhe së shpejti pritet lëshimi i tyre për kurim shtëpiak.