Çifti i të moshuarave erdhën nga Gjermania për të votuar në Kosovë

Çifti 80 vjeç Xhemil dhe Shirine Maliqi nga komuna e Dragashit kanë ardhur nga Gjermania për të ushtruar obligimin e tyre qytetare, votimin.


Në një intervistë thanë: “Nuk e dijmë sa e kemi ymrin por kemi ardhë me lanë diçka të mirë për vendin.”

Çifti nga Dragashi janë vetëm disa prej shumë mërgimtarëve që kanë ardhur në Kosovë veçanërisht për zgjedhje.

Ndryshe, sot po mbahen zgjedhjet lokale në 21 komuna.