Chelsea është duke fituar me rezultat 0-2 ndaj Leicesterit.


Mysafirët që nga fillimi ishin më dominues dhe arritën të kalojnë në epërsi me golin e Antonio Rudiger në min e 14′.

“The Blues” vazhduan me lojë të bukur dhe dyfishuan avantazhin me golin e N’Golo Kante në min e 28′.

Deri në fund të dyja skuadrat patën edhe disa raste shënimi, por rrjetat më nuk u tundën dhe ekipet shkojnë në pushim me rezultat 0-2.

Një pjesë e parë e dominuar totalisht nga Chelsea me posedim, raste shënimi dhe me gola.