Dhuna nuk duhet të heshtet. Të gjithë duhet të veprojmë së bashku. Prandaj, me Konceptin e ri, ne zhvillojmë ndërgjegjësimin e nxënësve që në moshë të hershme dhe i mësojmë ata të njohin dhe të flasin kundër të gjitha formave të dhunës, përfshirë dhunën ndaj vajzave dhe grave.Të folurit dhe të vepruarit e vazhdueshëm kundër dhunës me bazë gjinore e forcon luftën dhe na bën edhe më të fortë e më të bashkuar në fitoren e kësaj beteje të rëndësishme, ndërsa shënimi i 16 ditëve të aktivizmit është vetëm një kujtesë se zëri dhe ndërmarrja e veprimeve konkrete janë armët më të fuqishme për çrrënjosjen e të gjitha formave të dhunës, diskriminimit dhe intolerancës informon Tetovasot . Ky është mesazhi me të cilin ministrja e Arsimit dhe e Shkencës Milla Carovska në profilin e saj në FB iu bashkua shënimit të më shumë se dy javëve të aktivizmit.


Carovska, e cila është aktiviste shumëvjeçare në luftën dhe forcimin e të drejtave të grave, tha se Ministria e Arsimit dhe e Shkencës është e përkushtuar që përmes procesit arsimor të ndërgjegjësojë nxënësit për dhunën me bazë gjinore, por edhe për të gjitha format e tjera të dhunës, e cila duhet të kontribuojnë në reduktimin dhe çrrënjosjen e dhunës në të gjitha segmentet e shoqërisë.

Pikërisht në atë drejtim janë edhe përpjekjet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës – me prezantimin e Konceptit të ri, nxënësit përmes procesit arsimor të fitojnë vlerat themelore shoqërore si toleranca, respektimi i diversitetit dhe barazisë.

Me proceset reformuese, nxënësit që në moshë të hershme mësojnë të njohin dhe të veprojnë kundër sjelljeve jo të dhunshme, të cilat duhet të kontribuojnë në uljen e dhunës në shoqëri.

Një hap përpara në këtë luftë është tërheqja e teksteve shkollore që përmbajnë stereotipe gjinore dhe nxisin agresionin dhe poshtërimin. Nga ky vit shkollor ka materiale të reja mësimore që promovojnë barazinë gjinore dhe diversitetin.

Pozitivisht duhet të ndikojë edhe futja e edukimit seksual në klasën e 9-të, si dhe fuqizimi i shërbimeve profesionale në shkollat fillore dhe të mesme që do të punojnë për mbrojtjen e shëndetit mendor të nxënësve dhe mësimdhënësve. Krahas arsimit, qeveria ka bërë shumë gjatë viteve të fundit për të parandaluar dhe mbrojtur nga dhuna me bazë gjinore. Është ratifikuar Konventa e Stambollit, është forcuar rrjeti për asistencë dhe mbështetje dhe janë ngritur mekanizmat për edukim dhe parandalim. Por, kjo është një betejë që duhet ta luftojmë të gjithë së bashku si shoqëri.Tetovasot